Prokurorë belg mbërrijnë në Tiranë për çështjen “Toyota Yaris”

0
Prokurorë belg mbërrijnë në Tiranë për çështjen “Toyota Yaris”

Kanë mbërritur në Tiranë një grup prokurorësh të ardhur nga Belgjika, lidhur me dosjen e shumëpërfolur të “Toyota Yaris”.

Mësohet se prokurorët belgë do të zhvillojnë ditën e sotme një takim me grupin që ka në ngarkim hetimin e dosjes në fjalë, ndërkohë që vizita e tyre është mbajtur e fshehtë nga autoritetet shqiptare.

Ende nuk dihet nëse në listën e personave në dijeni të rastit që do të merren në pyetje, bën pjesë edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Ditën e sotme në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, kanë dhënë dëshminë e tyre Agim Ceka, shoferi i kamionit ku ndodheshin 2 automjete të tipit “Toyota Yaris”, si edhe Alban Mollaymeri, pritësi i makinave.

Gjatë kontrollit të ushtruar qershorin e kaluar në Pikën e Kalimit Kufitar në Durrës në automjetin tip “Bizark” të drejtuar nga Ceka dhe në 2 automjetet e ngarkuar në të, u gjet një shumë e konsiderueshme eurosh dhe franga zviceriane, të padeklaruara. Mjeti “Toyota Yaris”, ku u gjetën paratë ishte në një koncesion bashkë me mjete të tjera që ishin porositur për shitje në Shqipëri.