Prezantohet zyrtarisht trajneri i ri i kombëtares Edi Reja

0

Edoardo Reja nënshkruan si trajneri i ri i Kombëtares shqiptare. Ish-trajneri i Napolit, Lazio-s dhe shumë ekipeve të tjera tashmë do të drejtojë kuqezinjtë.

Nënshkrimi i kontratës dhe prezantimi para gazetarëve u mbajt në orën 16:00 të së mërkurës, ku italiani ka folur për herë të parë si trajner i Shqipërisë.

“Kam nënshkruar deri në nëntor, por asnjëherë nuk i kam gjuajtur kontratat e gjata. Jam këtu për të dhënë 200 përqind. Lojtarët duhet ta ndjejnë fanellën që mbajnë veshur. Shqipëria ka kualitete që duhet të dalin në sipërfaqe”, theksoi Reja.