Presidencialet 2020: Trump sërish ndaj një kandidateje femër

0

Senatorja amerikane, Elizabeth Warren, ka njoftuar zyrtarisht se do të nisë garën brenda partisë së saj, për t’u emëruar si kandidatja e demokratëve kundër republikanëve në vitin 2020.

Ajo pritet të përballet me shumë demokratë të tjerë që do të luftojnë për të njëjtin kandidim, si Kamala Harris, Cory Booker, Bernie Sanders dhe Amy Klobuchar. Megjithatë, ajo shihet si një nga kandidatet favorite, ndaj njoftimi i saj i sotëm shihet si një zhvillim përcaktues për garën.

Nga ana e republikanëve, presidenti Trump ka gjasa shumë të larta që të vazhdojë të kërkojë një mandat të dytë. Për këtë arsye, zgjedhjet e vitit 2020 me shumë mundësi do të jenë Warren përballë Trump, por gjithçka mbetet ende për t’u parë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here