Politikisht Meta bëri lëvizjen që kapi “mat” qeverinë

0
Muhabetit të gishtave dhe timonit ka fillu me i dalë boja

Përplasja e fundit Presidencë- Kryeministri po sjell zhvillime politike të reja. Meta duket se nuk ka ndërmend të bëjë “Njeriun e mirë” kur zgjedhjet po afrojnë.

Zgjidhja që propozoi Rama me mandatimin si zv. Ministër por me kompetenca ministri nuk është e para zgjidhje e këtij lloji.

Ka ndodhur edhe më parë në qeverisjen e Fatos Nanos. Por ndryshe nga Nano që problemin e kishte me një pjesë të deputetëve të vet që në atë kohë udhëhiqeshin nga Meta dhe që nuk votonin propozimet e ministrave të rinj në parlament, Rama problemin e ka po me Metën, por kësaj herë në pozicionin e kreut të shtetit.

10 ditë më parë kryeministri pasi kishte pranuar dorëheqjen e Fatmir Xhafajt si ministër i Brendshëm, i çoi menjëherë Presidentit të Republikës emrin e Sandër Lleshit si zëvendësues të tij. Por ndërsa propozimin për shkarkimin e Xhafajt, Meta e firmosi menjëherë, atë për emërimin e Lleshit e la pezull. Ai shfrytëzoi gjithë afatin 7 ditor që i lejon Kushtetuta për të shpallur për herë të parë në historinë e Presidencës shqiptare, mosdekretimin e një ministri.

Edhe arbitri i kësaj përplasje nuk ekziston sepse gjykata kushtetuese ka vetëm 2 anëtarë. Pra ajo nuk ndërhyn. Shumëkush këtë po ia faturon presidentit. Por ne do mundohemi të gjejmë burimin se kjo përplasje do ishte zgjidhur sipas kushtetutës.

Vetingu i drejtësisë, që edhe sot ne vazhdojmē ta quajmë se nisi me hov vetëm për fasadë. Fasadë për të hapur negociatat dhe meqë nuk u arrit nuk ia plas më askujt ka apo nuk gjykatë kushtetuese.

Pra Rama dhe ata deputetët që ushqehen duke lehur si “kone” duhet ta kuptojnë se kjo situatë erdhi nga ata. Shqiptarët i dhanë votën për të qeverisur dhe ata dinë vetëm të ankohen dhe kalojnë fajin.

Kjo situatë e shfrytëzuar nga Meta që politikisht është një lëvizje që ka kapur qeverinë “mat”. Sepse kjo lëvizje nxorri në pah keqqeverisjen dhe pazotësinë për të drejtuar këtë vend.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here