Policia italiane arreston dy të rinj shqiptar për trafik droge

0
Policia italiane arreston dy të rinj shqiptar për trafik droge

Dje në mbrëmje, në Vitulazio, në zonën e Kasatrës, karabinierët arrestuan shtetasin shqiptar Reiz Datja 20 vjeç dhe Indrit Turshilla 21 vjeç. Të dy janë dërguar në paraburgim për trafik droge.

Gjatë një kontrolli të trafikut rrugor, i kryer në Vitulazio përgjatë rrugës shtetërore të Appia, policët urdhëruan një makinë tip Opel Corsa që të ndalej. Brenda automjetit gjendeshin 4 persona, shkruajnë mediat italiane.

Shoferi, në vend se të ndalonte, ka përshpejtuar shpejtësinë, duke u larguar. Pas kësaj, karabinierët kanë ndjekur makinën dhe kanë mundur të arrestojnë dy shqiptarë pranë një karburanti. Dy pasagjerë të automjetit u bllokuan, ndërsa 2 të tjerët kanë mundur të ikin me vrap nëpër fushat dhe fshatrat përreth.

Gjatë kontrollit në makinë, policia gjeti sende të vjedhura dhe drogë të llojit marijuanë. Të arrestuarit u dërguan në burg në Santa Maria Capua Vetere.