Policia e Lezhës ka identifikuar personin që mbetur viktimë e aksidentit

0
Lajmi i fundit: Aksident fatal në Lezhë

Policia e Lezhës ka identifikuar personin që mbetur viktimë e aksidentit në aksin rrugor Lezhë – Shkodër sot në mesditë. Ai quhet Zef Stenaj, 61 vjeç, banor i Torovicës dhe drejtonte motoçikletën që u përplas me makinën.

Policia njoftoi se aksidenti ndodhi tek vendi i quajtur pusi i Shytit. Meti me drejtues shtetasin M.Sh., është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasin Zef Stenaj, 61 vjeç, banues në Torovicë, Lezhë, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i mjetit M.Sh.,është shoqeruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Lezhë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.