Po boshatiset varka e Rilindjes: Një tjetër aleat braktis Ramën për 30 qershorin

0
Ramës nuk i ikën e keqja me vendimin e Ilir Metës

Pas takimit me krerët e partive të Qendrës së Djathtë, aleate me PD dhe opozitën e bashkuar, presidenti i Republikës është takuar edhe me kreun e PDS, Paskal Milo, e cila është forcë politike jo vetëm e majtë, por edhe aleate me PS e Ramës në zgjedhjet e fundit.

PDS bëhet kështu partia e parë pjesë e koalicionit qeverisës që pranon shfuqizimin e 30 qershorit si datë për zgjedhjet lokale.

Takimi vjen pas dekretit të presidentit që anullon 30 qershorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve për pushtetin lokal.