Platforma ” Punë të mbarë” është selektive dhe jo transparente

0
Platforma

Ndërkohë që Kryeministri Rama po shpalos me një madhështi, siç ai di ti hiporbolizojë, Platforma e punësimit të studentëve ekselentë, ne si kazan mediatik i hodhëm një sy të shpejtë.

Pas këtyre fjalëve të bukura, si gjithmonë praktika nuk është në koherencë. Ne provuam të hapnim disa nga punët e publikuara dhe  përveç institucionit që e ofronte dhe kontaktit me email asgjë tjetër nuk shfaqej në faqen respektive.

Nuk duam të jeimi dashakeqë, por kjo mënyrë na jep të drejtën të mendojmë se përzgjedhja do të jetë selektive. Së pari për transparencë mund të ishte publikuar disa të dhëna rreth pozicionit dhe formimit profesional të aplikantit. Ne i urojmë punë të mbarë me portalin e ri, por nisja e mbarë është gjysma e punës, dhe kjo platformë që në nisje le shumë për të dëshiruar.

“Punë të Mbarë” është një mundësi për studentët e ekselencës të diplomuar brenda dhe jashtë vendit, duke filluar nga viti 2017 e në vijim, të cilët janë në kërkim të një eksperience në administratën publike. Të rinjtë duhet të kenë mbaruar minimalisht ciklin e parë të studimeve bachelor dhe/ose master profesional/shkencor me mesatare 9-10 (ose të baravlefshme me to) të secilit prej cikleve të studimit.  Qëllimi është përfitimi i një përvoje kualifikuese, e cila do të ndihmojë në zhvillimin e aftësive profesionale dhe në njohjen me administratën publike. Pasi të informoheni rreth nismës së re dhe pas konsultimit të vendeve vakante të kërkuara mund të vijoni me plotësimin e llogarisë dhe hedhjes së dokumenteve kryesore që duhet të plotësoni.

MEDIA LINE NEWS| medialine.al