Platforma per bashkqeverisjen zbulon skandalin me dheniet e lejeve per ndertim HEC-i ne Fan

0
Platforma per bashkqeverisjen zbulon skandalin me dheniet e lejeve per ndertim HEC-i ne Fan

Partia Demokratike ka publikuar një mesazh që banorëve të Mirditës u ka mbërritur nga Platforma e Bashkëqeverisjes lidhur me ndërtimin e hidrocentralit në Fan.

Sipas mesazhit të publikuar nga PD, përgjigjja që banorët kanë marrë nga kjo platformë e qeverisë është se kompania që ka marrë lejen për ndërtimin e hidrocentralit nuk është pajisur me lejen mjedisore. Gjithsesi, edhe pse kjo leje është e domosdoshme, kompania vijon punën për ndërtimin e hec-it.

Demokratët akuzojnë edhe strukturat shtetërore, si dhe Policinë e Shtetit, se po përpiqen të manipulojnë dhe të dhunojnë banorët të cilët kundërshtojnë ndërtimin e hidrocentralit.

Reagimi i Partisë Demokratike

Platforma per bashkqeverisjen – zbulon skandalin me dheniet e lejeve per ndertim H/C-i ne Fan !

Ashtu sic kemi shkruar disa here , banoret e Fanit kane kundershtuar ashper vendimet e Ministrise Energjitikes dhe Bashkise Mirdite , per ndertim H/C-i ne Fan dhe jane perballur me mjete presioni dhe joshje nga strukturat shteterore dhe lokale por dhe me presionin e policise se shtetit!

Por njekohesisht ata kane ndjekur dhe linjen institucionale me institucionet pergjegjese si Ministria Energjitikes , Ministria Mjedisit dhe Bashkia Mirdite si dhe ankimin ne platformen e bashkqeverisjes!

Cuditerisht platforma per bashkqeverisjen , njofton banoret e zones se ne Agjencine kombetare te Mjedisit , shoqeria qe ka marre lejen per ndertimin e H/C-it ne Fan , “ EME  ENERGJI “ shpk , nuk ka aplikuar per procedurat e ndikimit ne mjedis , ne te cilin perfshihet dhe dakortesia e komunitetit!

Kjo perputhet plotesisht dhe me deklarimet e banoreve te Fanit , te cilet kane deklaruar ne menyre te vazhdueshme se nuk eshte marre mendimi i banoreve per ndertimin e H/C-it .

Natyrisht kemi te bejme me shkelje flagrante te ligjit nga institucionet perkatese!

Ndersa Bashkia Mirdite e kapur ne menyre flagrante me fallsifikimin e vendimeve te keshillit bashkiak per ndertimin e H/C-ve ne Kacinar , duhet te beje transparente , vendimet per dhenie siperfaqe tokash per ndertimin e H/C-ve ne FAN , Urake , Zajs dhe kerkesa do jete e menjehershme , bazuar ne ligjin per informimin publik!