PLAS TE BARÇA: Messi kërkon largimin e trajnerit Valverde

0

Lionel Messi mezi po e pret fundin e sezonit, kjo u duk qartë edhe në duelin kundër Getafes.

Argjentinasi ka udhëhequr Barcelonën këtë sezon drejt titullit në La Liga, por dështoi sërish në Champions League ku u mposht nga Liverpooli.

Mediet në Spanjë raportojnë se Lionel Messi po kërkon ndryshime në stol te Barcelona dhe ka dhënë miratimin për zëvendësimin e Ernesto Valverde pas përfundimit të sezonit.

Messi thuhet se i ka dhënë drejtuesve të klubit disa sugjerime, dhe një nga emrat e pëlqyer nga argjentinasi është trajneri i njohur holandez, Ronald Koeman.