Petrit Vasili: Buxheti i 2019-ës është i turpshëm dhe i zi për shqiptarët

0
Vasili: Dhuna në Elbasan bëhet nga ca maskarenj me pushtet

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili e ka cilësuar të turpshëm, projekt-buxhetin e vitit 2019 të miratuar dje në Kuvend.

“Dje Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar një buxhet turpi, që ka legjitimuar një grabitje shtetërore të padëgjuar. Kryefjalja e këtij buxheti është lajm i zi për gjithë shqiptarët që lidhe me koncensionet.

Shembujt që jepen janë të shumta dhe vijnë nga realitete ekonomike dhe demokratike të konsoliduara që nga Franca, Spanja, ku edhe praktikat kanë qenë njëra më e dështuar se tjetra. Vetëm koncensioni i shkollave rezultoi me probleme të mëdha dhe iishin në rrezik shembje.

E çojnë borxhin e shqipërisë me 87% një borxh që ia thyen këmbët ekonomisë shqiptare.

Është preludi i piramidave financiare shumë herë më të rënda sesa atyre të 97-ës.
Këto konçensione shpesh kanë dështuar dhe kanë mbetur në mes, për njëjtën gjë që shqiptarët duhet të paguan 1 lek janë paguar 100 lekë, duke rënduar buxhetin e familjes, duke i bërë shqiptarët edhe më të varfër duke i futur në qorrsokun e mjerimit. Një ekonomi dhe varfëri të tillë pamundësia detyron shqiptarin e shkretë të ndërmarrë të gjitha mjetet e mundshme, ku kryesorja është emigracioni.

Ky buxhet sjell shkatërrimin e shqipërisë dhe largimin e qeveritarëve që veten rregulluan”, tha Vasili.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here