Përuluni Francës kampione, por përuluni Kroacisë për futbollin dhe shpirtin e garës

0

Përuluni Francës se është kampione. Por, përuluni Kroacisë për futbollin dhe shpirtin e garës. Kjo finale prodhoi futboll dhe emocione. Franca shpallet kampione bote për të dytën herë në historinë e saj duke fituar 4:2 ndaj Kroacisë.

PJESA E PARË

Ndeshja nisi shumë mirë për ekipin ballkanas duke qenë më kërkues para porte dhe Franca e cila priste më shumë. Goli i parë do të vijë në minutën e 18-të takimit, ku krosimi nga goditja e dënimit nga Griezman gjen kokën e Mandzukic dhe autogol.

Pas golit, Kroacia rrit ritmin duke sunuar golin e barazimit dhe vjen në minutën e 29-të me autor Perisic.

Pjesa e parë tregoi se kur topi ndodhet në zonên e rreptësisë së kroatëve ata janë shumë konfuzë dhe kështu ndodhi edhe me goditjen e këndit e cila debijohet në goditje nga këndi  me dorë. Sistemi VAR ndërhyn dhe akordon penallti për Francën. Griezman nga pika e bardhë nuk gabon duke e kaluar sërish në avantazh ekipin francez.

PJESA DYTË

Fraskioni i dytë i lojës nis me ritëm dhe me presion të kroatëve. 10 minutat e para ishin shumë të mira për kroatët që iu mohua goli nga një mrekulli e Lloris. Në momentin më të mirë, Pogba shënon me një goditje të mrekullueshme nga jashtë zone në minutën e 59-të.

Nuk voni shumë dhe francezët tregohen vrastarë dhe Mbape me një goditje nga jashtë zone çon në 4:1 rezultatin.

Pa kaluar as 5 minuta, Lloris gabon pasim dhe Mandzukic përfiton duke ngushtuar rezultatin.

Pjesa e mbetur e lojës sheh kroatët me iniciative por pa arritur të shënojë gol. Finalja e këtij botërori dhuroi shumë gola, por pa një Francë efikase dhe vrastare para portës. Nga ana tjetër një Kroaci që luajti me shpirt gare dhe një futboll të bukur.

 

MEDIALINE.AL