PËRULJE për gjyshen 80- vjeçare që bëri qindra kilometra për të qenë në protestë

0

Mine Koka është gjyshja 80-vjeçare e cila erdhi që nga Mati  për t’iu bashkuar prortestës së  opozitës para Kryeministrisë , duke sfiduar moshën dhe shiun.

Denisa Vata, kryetare e Forumit Rinor të PD për Matin, tregon se nëna 80 vjeçare kishte dëshirë që të vinte në protestë për të shprehur revoltën e saj kundër kësaj qeverie.

Ajo ka udhëtuar mbi 100 kilometër rrugë për t’iu bashkuar   protestës së 13 prillit dhe këtë gjë e ka bërë me dëshirë, madje është shprehur se do të vij sërish në protestën e ardhshme për të rrëzuar qeverinë Rama.