Përparim Spahiu: FMN foli qartë për rreziqet që i kanosen ekonomisë shqiptare

0
Përparim Spahiu: FMN foli qartë për rreziqet që i kanosen ekonomisë shqiptare

Ish- deputeti i LSI-së Përparim Spahiu ka reaguar pas paralajmërimit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për rreziqet që i kanosen ekonomisë shqiptare.

Spahiu në postimin e tij ka listuar një sër rreziqesh të nxjerra në pah edhe nga programi monitorues i FMN-së.

REAGIMI I PLOTË: 

Rreziqe për Shqipërinë në sektorin publik si rrjedhojë e:

-Borxhit të lartë publik
-Projekteve me partneritet publik privat (PPP)
-Detyrimeve potenciale në rritje që rrjedhin prej tyre (PPP-ve) dhe dobësisë së institucioneve publike dhe qeverisjes ekonomike në përgjithësi.

Ky ishte thelbi i shqyrtimit të dytë të Programit të Monitorit për Shqipërinë nga FMN.

-Rreziqet fiskale të PPP-ve, pagesat po i afrohen limitit prej 5%

-Rritja do ngadalësohet në 2019.

-Rreziku nga plakja dhe emigrimi.

-Duhen rregullime fiskale.

-Të rishikohet propozimi për Korporatën e Investimeve.

-Kujdes me ardhjen e lojtarëve pa përvojë në sistemin bankar.

Vazhdon më tej raporti.

Ajo që vihet re në të është se nuk flitet për asnjë zhvillim pozitiv në vend.

Shqetësime që prej kohësh ne si opozitë por dhe kur qeverisnim bashkë i kemi ngritur.

Duhet t’i thërrasim mendjes që në finale e gjitha rëndon mbi ekonominë e çdo familjeje shqiptare, rëndon mbi të ardhmen e fëmijëve tanë dhe kur ne 6 vite “votohet” per tepsi, kazan e filxhan dhe jo për programe ekonomike, fajin nuk e ka Ai por Ne.