Perfundon turi i Shqiperise junior ne ciklizem: Ndahen kupa per fituesit

0

Ka përfunduar me sukses turi çiklistik i Shqipërisë për të rinj, teksa prej tri ditësh u mbajt në qytetin e Elbasanit. Në përgjithësi garat ishin të qeta dhe u karakterizuan nga një shpirt i lartë gare nga sportistët pjesëmarrës, të cilët ishin të tri kategorive: kadet, junior dhe elitë U-23. Në fund të aktivitetit, sportisti më i mirë u shpall Dëfrim Dholla i Vllaznisë. Në fjalën e tij, presidenti i Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Skënder Anxhaku, u shpreh i kënaqur me mbarëvajtjen e këtij aktiviteti që u mbajt në qytetin e Elbasanit.


Sporti i çiklizmit po përqafohet gjithnjë e më shumë nga sportistët e rinj, të cilët shpresojnë të arrijnë majat në këët sport.