Perfundon takimi me Presidentin: Shehi deklaron se është hapur një dritare zgjidhjeje

0
Perfundon takimi me Presidentin: Shehi deklaron se është hapur një dritare zgjidhjeje

Sapo ka përfunduar takimi mes Presidentit të  vendit Ilir Meta dhe aleatëve të Lulzim Bashës.

Takimi konsultiv i nisur në orën 19:00 ishte i bazuar në diskutimin e bërë mbi gjetjen e një date të re të zgjedhjeve lokale.

Në një deklaratë për mediat Dashamir Shehi është pyetur  nëse janë tashmë pas këtij takimi më afër drejt gjetjes së një zgjidhjeje.

Kjo është atmosfera se jemi më afër drejtë një zgjidhje dhe diskutimi, por nëse vazhdon kjo qëndresë atëherë në 30 qershor do të  jetë një përplasje të cilën nuk do e dëshironte askush.

Ne falenderojmë Presidentin për iniciativën e marrë duke hapur kështu një dritare që askush më parë nuk e kishte bërë.

Duhet të theksojmë se aksioni i opozitës nuk është vetëm për datën e zgjedhjeve por dhe për shumë parime dhe kërkesa të tjera.”-tha Shehi