Përfundon stadiumi ku do luhet ndeshja hapëse e Botërorit të Katarit

0
Përfundon stadiumi ku do luhet ndeshja hapëse e Botërorit të Katarit

Edhe pse ka ende kohë, Katari duket se është në rrugën e mbarë drejt përfundimit të stadiumeve, të cilat do të presin Kupën e Botës në futboll në 2022.

Stadiumi Al Wakrah, i cili u ndërtua nga e para, do të inaugurohet në 16 maj. Aty do të zhvillohet ndeshja e parë, e futbollit përpara se të nisë Kupa e Botës 2022. Çdo gjë është e përfunduar, ndërsa një komision i posaçëm po kontrollon nga afër cilësinë e punimeve.

Stadiumi do të jetë me një çati të lëvizshme dhe të gjithë kanë ndjekur me vëmendje lëvizjen e saj gjatë hapjes dhe mbylljes. Ndenjëset e spektatorëve janë vendosur të gjitha dhe gjithçka tjetër rreth tyre është në rregull. Zona e përcaktuar për median është gati.