PD do të publikojë sot të shkuarën kriminale të kryenashkiakut të Vaut të Dejës

0
PD do të publikojë sot të shkuarën kriminale të kryenashkiakut të Vaut të Dejës
PD do të publikojë sot të shkuarën kriminale të kryenashkiakut të Vaut të Dejës

Valdrin Pjetri dhe Agim Kajmaku nuk do të jenë të vetmit kryebashkiakë të futur në “listën e zezë” të sulmeve të opozitës për shkak të problemeve të tyre me dekriminalizmin.

Prej kohësh në rrethet mediatike flitet se shumë shpejt do të dalë një tjetër kandidat i zgjedhur në 30 Qershor dhe që ka pasur probleme me ligjin në të kaluarën.

Portali dosja.al shkruan se sot Partia Demokratike do të publikojë dokumente për Mark Babanin, kryebashkiakun socialist të Vaut të Dejës.

Ishte Partia Demokratike që denoncoi fillimisht Valdrin Pjetrin, i cili u tërhoq nga marrja e mandatit të kryetarit të bashkisë së Shkodrës.

Më pas u publikuan dokumente për kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku. Për të kanë nisur hetimet nga Prokuroria.

Ditën e sotme pritet, që PD të zbulojë detaje nga e kaluara e Babanit dhe arsyet përse ligji i dekriminalizimit ndalon kandidimin e tij.