PATOS: Vdekja e 50- vjeçarit në punë çon në pranga drejtuesin teknik të kompanisë

0
PATOS: Vdekja e 50- vjeçarit në punë çon në pranga drejtuesin teknik të kompanisë
handcuffs

Policia ka arrestuar drejtuesin teknik të një firme ndërtimi në Patos, pasi një ditë më parë në këtë firmë humbi jetën një punëtor 50 vjeç. Uniformat blu informojnë se arrestimi i zyrtarit është bërë pas aksidentit me një të vdekur, të ndodhur dje.

“Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi i shtetasit: N.D, 59 vjeç, banues në Patos, me detyrë drejtues teknik i një firme ndërtimi (e cila riparonte parkun e automjeteve në qendrën e prodhimit të naftës në Kuçovë).

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi më datë 11.03.2019, punonjësi i kësaj firme u rrëzua nga një lartësi dhe për pasojë gjeti vdekjen.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”, të parashikuar nga neni 289/1 i Kodit Penal”, thuhet në njoftim.