Pas 3 muaj hetimesh sekuestrohen 121 kg lëndë narkotike në Korçë

0

Dy persona janë vënë nën pranga nga policia e Korçës, pas një hetimi 3 mujor lidhur me trafikimin e lëndëve narkotike.

Policia bën me dije, se pas arrestimit në flagrancë të 4 shtetasve në datën 25 Mars, dy ditë më parë është bërë i mundurndalimi dhe kapja e dy bashkëpunëtorëve të tjerë, lidhur me gjetjen e 121 kg lëndë narkotike, gjetur në pyllin e fshatit Vidohovë-Devoll.

Njoftimi nga policia 

Në vijim të informacionit datë 25.03.2018, i cili bën fjalë për arrestimin në flagrancë të katër shtetasve, të cilëve në pyllin e fshatit Vidohovë-Devoll, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 121 kg bimë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, ju informojmë se:

Në bazë të një hetimi 3 mujor, kryer me metoda speciale, si edhe në zbatim të urdhërit nr 316 datë 17.05.2018 të Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i dy bashkëpunëtorëve të tjerë të dyshuar si të implikuar në këtë ngjarje:

• Hamit Hoxhalli, 37 vjeç, banues në fshatin Vidohovë-Devoll.

• Dorian Karuni, 28 vjeç, banues në fshatin Miras-Devoll, të dy për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”.

Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit:

• E.Sh, 33 vjeç, banues në fshatin Vidohovë-Devoll, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Nenet 283/a/2 e 22 si edhe 300 të Kodit Penal.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here