Partizani për 1 milionë euro lë të lirë Alban Hoxhën dhe Jurgen Bardhin

0
Partizani për 1 milionë euro lë të lirë Alban Hoxhën dhe Jurgen Bardhin

Te Partizani po mendojnë për merkaton në hyrje por në verë të kuqtë mund të humbasin dy prej lojtarëve të tyre kryesorë.

Bëhet fjalë për kapitenin Alban Hoxha dhe sulmuesin Jurgen Bardhi. Sipas mediave italiane, Chievo Verona interesohet për shërbimet e dy futbollistëve të Partizanit. Për portierin Hoxha, verdheblutë kanë shfaqur interes edhe më parë ndërsa emri i Bardhit është një risi. Chievo pozicionohet në vendin e fundit të Serie A dhe gjasat më të mëdha janë që rrëzohet një kategori më poshtë kështu që drejtuesit e klubit veronez kanë filluar të mendojnë që tani për skuadrën e sezonit të ardhshëm dhe kanë piketuar Hoxhën dhe Bardhin si përforcime të mundshme.

Marrëdhëniet mes dy klubeve janë shumë të mira që nga momenti që Chievo huazoi ganezin Caleb Ekuban te të kuqtë. Nga shitja e kapitenit dhe talentit 21-vjeçar, Partizani do të synojë të përfitojë rreth 1 milionë euro.