Partia e Haradinajt nis procesin zgjedhor brenda partisë

0
Haradinaj për Zërin e Amerikës: Miqtë ndërkombëtar të ndalin presionet ndaj Kosovës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka nisur përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve të brendshme partiake, në të gjitha nivelet e organizimit të saj përfshirë edhe atë të kryetarit të saj.

Sipas një njoftimi nga AAK-ja, kryesia ka formuar grupin e punës për plotësimin e platformës programore të partisë dhe grupin e punës për ndryshimet e Statutit të AAK-së. Në këto ndryshime  përfshihet mënyra e zgjedhjes së organeve drejtuese të partisë në sistemin një delegat – një votë.

“Në strukturat e partisë nuk do të ketë pozita ex-officio as për kandidatë as për poste. Të gjithë personat që udhëheqin pozita në AAK do t’i nënshtrohen procesit zgjedhor nga baza”, thuhet në njoftim.

Po ashtu theksohet se në “mbledhjen e ardhshme Këshilli Drejtues i AAK-së do të vendosë datën e mbajtjes së Kuvendit të punës i cili do të aprovoj plotësimin e Platformës programore dhe ndryshimit të Statutit të AAK-së, si bazë legale për mbajtjen e zgjedhjeve në parti”.

Vlen të thjeksohet fakti se Ramush Haradinaj dha dorëheqjen nga posti I kryeministrit pas thirrjes së tij në Hagë, ndërsa në zgjedhjet e përgjithshme që u zhvilluan më 6 Tetor, ai nuk mundi të merrte një rezultat të tillë që të kishte sado pak shanse për të krijuar qeverinë e re.

Haradinaj gjithashtu nuk ka pranuar pas këtij rezultati mandatin e deputetit duke ia kaluar atë një tjetër kandidati ndërsa ende nuk ka një qëndrim zyrtar nga ana e tij nëse do rikandidojë për postin e kryetarit të AAK-së që e drejton prej themelimit të saj.