Partia Demokratike: Lleshi është në “kukull” në duart e Ramës

0

Partia Demokratike: Lleshi është në “kukull” në duart e Ramës. Partia Demokratike reagoi sërish në lidhje me “këmbënguljen e Edi Ramës për emërimin e Sandër Lleshit në drejtimin e Ministrisë së Brendshme”.

Duke e cilësuar gjeneralin një “kukull” dhe “figurën më të papërshtatshme për të drejtuar Ministrinë e Brendshme”.

DEKLARATA E PARTISË DEMOKRATIKE

Këmbëngulja e Edi Ramës për emërimin e Sandër Lleshit në drejtimin e Ministrisë së Brendshme, konfirmon qëndrimin e opozitës se Rama e ka jetike kontrollin e plotë të Ministrisë së Brendshme.

Duke qenë vetë de facto Ministër i Brendshëm, Edi Rama ka më shumë mjete për të mbrojtur Olsi Ramën, Vangjush Dakon, Taulant Ballën, Damian Gjiknurin, Arben Ahmetaj dhe këdo tjetër anëtar të bandës së tij në pushtet. 

Emërimi i figurës më të papërshtatshme për të drejtuar Ministrinë e Brendshme provon që Edi Ramës nuk i intereson lufta kundër krimit të organizuar, por mbrojtja e tij me çdo çmim.

Është fakt që deri më sot asnjë emërtesë e Edi Ramës në krye të Ministrisë së Brendshme nuk  e ka luftuar krimin e organizuar, por ka bashkëpunuar dhe e ka mbrojtur atë me porosi direkte të Edi Ramës.

Edi Rama nuk mund ta luftojë Edi Ramën, prandaj i duhet një kukull si Sandër Lleshi për të mbrojtur veten dhe për t’i siguruar  paprekshmëri krimit.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here