Parlamenti holandez voton në shumicë PRO heqjes së vizave me Shqipërinë

0
Parlamenti holandez voton në shumicë PRO heqjes së vizave me Shqipërinë

Parlamenti holandez ka votuar në shumicë që ti propozojë Komisionit Europian rivendosjen e vizave me Shqipërinë.

Pas propozimeve të bëra nga partitë e shumicës qeverisëse, sot ky mocion është diskutuar në parlamentin holandez.

Pesë parti që kanë kërkuar në emër të grupit VVD, CDA, PVV, SP, CU, kanë bashkë 92 deputetë, nga 150 që ka parlamenti holandez.

Partia VVD, CDA dhe CU janë tri nga katër partitë e qeverisjes.

Ministri Jashtëm Holandez vjen nga Partia VVD, ndërsa Ministri Grapperhaus (që ishte në Shqiperi) vjen nga Partia CDA.

Meqenëse Holanda është pjesë e zonës Schengen, ata duhet të bëjnë një pezullim të vizave në konsensus. Pas votimit të këtij propozimi, Holanda tani do të kërkojë të përdoret ‘frenimi i emergjencës’ që mund përdoren kur cenohet siguria etj., nga një shtet i caktuar.