Paradoksi në fshatin Balëz: Tubat e llastikut janë përkrah me të elektrikut dhe ujë nuk ka

0
Paradoksi në fshatin Balës: Tubat e llastikut janë përkrah me të elektrikut dhe ujë nuk ka

BALEZ, TUBAT E LLASTIKUT QENDROJNE PERKRAH ATYRE TE ELEKTRIKUT DHE PRAPE S’KA UJE.

Rreth 1 mijë banorë të fshatit Balëz në Bashkinë e Elbasanit vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Tubat e llastikut në ajër  i ngjajnë telave elektrike, një përpjekje kjo e banorëve për të siguruar ujë, pavarësisht cilësisë së tij.

Të revoltuar banorët shprehen se pavarësisht premtimeve në kohë zgjedhjesh asnjë investim nuk është kryer në rreth 30 vite demokraci. Në vështirësi ekonomike për ta blerë, disa banorë kanë ndërtuar puse, ndërsa të tjerë kanë shtrirë tubat e llastiku në përrenj . Pavarësisht se nuk është i pijshëm ata thonë se  e konsumojnë. Edhe ambulanca modeste që ka fshati nuk ka ujë, ndërsa për vaditje shpresojnë te Zoti.

“Kemi nje jete qe kerkojme uje. Na kane premtuar shume, por askush nuk na e ka zgjidhur hallin. As ambulanca e fshatit ska uje. Nuk kemi mundesi ekonomike ta blejme.”– shprehet një nga banorët.

Ndërsa një tjetër banor i zonës deklaron se:-” Kaluam nje vere te thate pa uje. Jetojme si ne mesjete. Nuk kemi uje as per te pire e as per bujqesine. Nga e keqa kemi shtrire tubat e llastikut ne perrenj . Pa uje nuk behet gje. Megjithese kemi afer rezervuarin e Funarit rralle ndodh ta leshojne ujin se thone nuk pihet, por ne po thahemi per uje.

Paradoksi në fshatin Balës: Tubat e llastikut janë përkrah me të elektrikut dhe ujë nuk ka

Këta banorë plot halle e kanë humbur besimin se një ditë në shtëpitë e tyre cezmat do të sjellin ujë. Për ironi të fatit ata shtrihen poshtë rezervuarve të Funarit, por që ujin e këtij të fundit nuk mund ta përdorin.

I kontaktuar nga Media Line News drejtori i ujësjellësit bën me dije se , fshati Balëz vetëm së fundmi ka kaluar në juridiksion të ujësjellësit qytet. Janë duke parë mundësinë e hartimit të një projekti i cili pritet të konkretizohet muajt në vijim me sigurimin edhe të ujit të pijshëm, por e gjitha mbetet per tu pare.