Paradoksi i gocave dhe çunave të pushtetarëve me bijat e presidentëve amerikanë

0
Paradoksi i gocave dhe çunave të pushtetarëve me bijat e presidentave amerikanë

Nëse shqipëria sot e çdo ditë më shumë po përballet me papunësi midis të rinjëve është një difekt i madh i shoqërisë sonë dhe që ne nuk po luajmë as një gisht për t`a rregulluar.

Sot, jemi dëshmitarë se si çunat dhe gocat e mamallarëve dhe baballarëve pushtetar kapardisen sikur janë mbretërit e kësaj bote. Nuk punojnë një ditë, por bëjnë jetë luksi që nuk justifikon asnjë të ardhur të mamallarëve dhe baballarëve. Pushime pa vakt, në dimër e në verë dhe që vetëm bileta e avionit kushton minimumi sa katër rroga të mamallarëve dhe baballarëve.

Lëre pastaj, këto VIP-at me fundshpina të ndërtuara pa leje dhe me një jetë luksoze jashtë çdo llogjike ekonomike na dalin e na japin shembuj që 14- vjeçe blejnë makina. Pika që su bie këtyre e atyre që i kanë në shtëpi që nuk i thërrasin mendjes se çfarë brezi po rritin. E nëse ka zymtësi më të madhe për këtë vend, më shumë se sa qëndrimi i Ramës në pushtet, janë këto e këta.

Ndërsa në vendin ku këta e këto duan të shkojnë, Amerika, na sjell raste katërcipërisht të kundërta. E bija e një ish-presidenti organizon një ceremoni super të thjeshtë, pa shpenzime luksi për të kurorëzuar martesën. E bija e presidentit aktual, multimiliarder, Ivanka del e ndhimon me thjeshtësinë më të madhe të prekurit nga uragani.

Do thoni ju e bën për mediatizim? Ok, ja e pranojmë. Po ku dreqin më gjeni një rast që një bij drejtori/eshe e ka bërë ndonjëherë këtë gjest.

Prandaj ne jemi Shqipëria dhe ata janë toka e premtuar. Atë nuk e ka falur zoti, por e kanë ndërtuar njerëzit.

MEDIA LINE NEWS| medialine.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here