PAMJE E FRIKSHME: Rrëzohet avioni luftar belg ndërsa piloti mbetet varë tek linja e tensionit larte

0
PAMJE E FRIKSHME: Rrëzohet avioni luftar belg ndërsa piloti mbetet varë tek linja e tensionit larte

Një avion luftarak i Belgjikës është rrëzuar në Francë dhe piloti ka mbetur i mbërthyer mbi linjat e tensionit të lartë. Të dy pilotët u hodhën nga avioni pranë Lorient në Brittani, thanë Forcat Ajrore Belge.

Mediat franceze njoftuan se përplasja ndodhi më në lindje, afër Pluvigner. Të dy anëtarët e ekuipazhit mbijetuan dhe një operacion për shpëtimin e pilotit të ngecur në linjat e tensionit të lartë sapo ka nisur.

Mediat franceze kanë publikuar pamjet nga larg të pilotit që ka ngecur ku tregohet një parashutë që varet nga një  shtyllë e lartë energjie elektrike.

Fotografi të tjera tregojnë tymin e ti që del nga zona e përplasjes së avionit dhe një çati shtëpie e shkatërruar.

Avioni nuk ishte me armatim, në momentin e rrëzimit, thanë zyrtarët.