Paçavurja e universiteteve publike me degë pa orare dhe leksione

0

Paçavurja e universiteteve publike me degë pa orare dhe leksione. Siç është bërë traditë tanimë universitetet tona janë kthyer në hane me katër porta.

Pedagogë që vijnë në leksione kur të kenë dëshirë. Të tjerë që llomotisin në seminare kot, sepse çfaj kanë studentët që nuk marrin leksione.  Kjo është panorama në shumë fakultete dhe universitete publike nga mezi i Tiranës e deri në qytetet e tjera.

Studentët shprehen se nuk kanë një orar të saktë, ose nuk kanë fare. Të tjera fakultete kanë një orë në mëngjes e tjera mbasdite. Kjo është një panoramë sa i degraduar është sistemi universitar këtu në Shqipëri.

Dhe, kushdo që del nga këto fakultete me aftësi, kjo vjen si pasojë e vullnetit personal dhe jo sistemit. E ka edhe nga ata që dalin me pasoja, po e themi alla shqiptarçe. Po sepse shumë pedagogë janë selektivë në vlerësime dhe duan të marrin sa më shumë para.

Nuk është faji i gjithi i Lindita Nikollës, është edhe ai atyre dekanëve e rektorëve që mbushin listpagesat me pedagogë për qoka. Për të bërë ndere aty dhe për ti përfituar nga anë të tjera. Shumë rektorë dhe dekanë e kanë kthyer si qëmoti. Shkëmbejnë delet me steka cigareje, si një rast shembull i mbetur në kujtesë nga shkëmbimi mall me mall.

Kjo paçavure sistem dhe funksionim bie mbi ata, studentët. Të cilët zgjidhjen e gjejnë tek kafenete dhe interneti. Pra, kjo mënyrë po shkatërron të ardhmen e këtij vendi.

MEDIA LINE NEWS| medialine.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here