Ore e keqja nuk është PS e Majkos por sekti i Rilindjes së Ramës

0
Çfarë di Rama që e di edhe Basha

Protesta masive të Partisë Demokratike, por edhe opinioni publik na ka bërë të analizojmë situatën aktuale.

E keqja nuk qëndron tek PS-ja e Majkos, sepse është ndër të vetmit që ka rezistuar ndaj sektit Rilindas të Ramës. Pa ngjyrime pokitike, sekti rilindas është e “keqja” jo vetëm e Shqipërisë, por edhe vetë Partisë Socialiste.

Largimet e shumta si Malaj, Blushi, Dade, Meksi, Harasani tregojnē se partia socialiste nuk është kjo që po qeveris sot vendin. Kêtë e ka shprehur edhe zoti Basha, i cili ka bërë thirrje pêr bashkim edhe të socialistëve të ndershëm ndaj pushtetit të Ramës.

Por, të mbetemi tek tematike se situatës politike në vend. Rama po ushtron pushtetin e ndarë nga baza e partisê socialiste, votat e të cilëve mbajnē gjallē akoma sektin rilindas në pushtet. Abuzimet pa kriter, fonde që nuk dihet se nga ikin dhe figura politike pa asnjë lloj personaliteti po na qeveris. Këto janë fakte që çdo socialist i di me kohë dhe me vakt, por i “joshur” nga pushteti dhe halli i të pasurit një rrogë për të mbajtur familjen, i vjen nga pas.

Prandaj kësaj “diktature” abuzimi dhe shfrytëzimi duhet ti vijë fundi nga shqiptarët, të cilët duhet të bëhen bashkē ndaj të “keqes”.

MEDIA LINE NEWS| medialine.al