OPINION: Si në kohën e Xhaxhit me 200 të arrestuar politik

0
KOMENT: Ramë i pifsh lëngun rritjes ekonomike se po na varfëron

Tëmën ore si në kohën e Xhaxhit! Ndoshta do gabohem në këtë cilësim, por shifra e frikshme e 200 qytetarêve të arrestuar deri më tani nga protestat e opozitës, të futin drithmat.

Para disa muajve memet e publikuara kryesisht në rrjetet sociale që krahasonin Ramën me diktatorin Enver Hoxha, i kalonim thjeshtë me të qeshur. Por, sot na duhet të ndalemi sepse nuk êshtë më një shaka apo utopi që ne ndodhemi në një sistem pothuajse identik me kohën e monizmit.

Burgosje politike
As më pak e as më shumë 200 persona të shoqëruar, të pakten këto janë shifra zyrtare, në vetëm 3 muaj. 2 arrestime në ditë është shifër e frikshme sa mund të konkurrojë edhe me arrestimet e kriminelëve, që padyshim janë më të pakët në numër. Nga këto 10 sot vazhdojnë të vuajnë dënimet si të burgosur politik, sepse arsye të tjera nuk ka. Epo mbajeni mend edhe në kohën e Xhaxhit kishte të burgosur politik sikurse po ndodh tanimë me Republikën Partiake të Rilindjes. Janë shifra të frikshme.

Fjala e lirë
Babai më ka treguar se edhe në kohën e monizmit kur të spiunonin se kishe thënë ndonjë fjalë kundra sistemit të internonin. Sot, përkundrazi të shantazhojnë e të heqin nga puna. Madje sot, një puna është e vetmja mundësi mbijetese. Dhe, pjesa më 3 madhe mbyllin gojën dhe çojnë bukën në darkë ke fëmijet se përndryshe puna është pisk.

Propaganda partiake
Nëna parti dikur e nëna parti tani. Asgjë nuk ka ndryshuar në mênyrên e të funksionuarit parti-shtet. Të qënurit njeri partie ke benefite si në punësime familjarësh por edhe tendera, tolerime e shumë “sulltanete” të tjera.

Kanë ndryshuar kohët, por mênyra e të vepruarit êshtë ngjashmërisht si në kohën e Xhaxhit. Zoti na ruajt nga Rama dhe sekti i rilindjes.