OPINION: Në këtë vend të gjithë janë me faj veç qeveria jo

0
Studentët e Arkitekturës e presin me protestë kryeministrin Rama

Në këtë vend të gjithë janë me faj veç qeveria jo. Ky është lajtmotivi i çdo dalje publike, nga më “çerri” i administratës deri tek lartgjatësia e tij Kryeministri Rama.

Kjo sjellje është tipike e zotit Rama dhe e mënyrës së tij për të mos pranuar gabimet apo paaftësinë në drejtim. Të gjithë janë fajtorë, ndërse qeveria rilindase me “rryça- pyça” është shembull. Dhe, kjo gjë do të vazhdojë akoma derisa shqiptarët ti thonë STOP.

Vjedhja e Rinasit

Të gjitha daljet publike apo edhe intervistat e drejtuesve qeveritarë vënë gishtin mbi konçesionarin për paaftêsi në ofrimin e sigurisë. Dhe, justifikuar nga kjo, që është e pabazë, ministrja e “hoteleve” na dislokon ushtrinë dhe shkel ligjet. Kujt i intereson, ata janë vetë shkop vetë zot. Pra, qeveria nuk ka faj, faji është i konçesionarit. Këtë e thotë edhe deputeti Stërkaj, që rastësisht Top Channel, e kishte marrë në intervistë enkas për këtë ngjarje. Na e kanë fajin kinezët, që i kemi sjellë vetë, por qeveria është e pafajshme.

Vrasjet masive

Këtu e kanë fajin bandat që duan të lajnë hesapet midis tyre, jo qeveria që është e paaftë të vendosë rendin. Është krijuar një “trekëndësh terrori” midis Shkodrês, Elbasanit dhe Vlorês, ku ligjin dhe rendin e kanë në dorë bandat. Dhe, qeveria nuk është në gjendje të vendosë rendin, duke i lënë qytetarët në dorë të tyre. Po këtu kush e ka fajin? Bandat sigurisht, sepse qëllimi i forcave të rendit është të “kapë” në flagrancë shitësit e farave, gështenjave dhe fiqëve, ku i vjen sezoni. Tek- tuk mund të arrestojnë ndonjë “hajdut energjie” dhe të mbushin arkat e shtetit me gjoba. Nëse policia ka këtë për detyrë atëherë kot i biem në qafë Lleshit.

Korrupsioni galopant

Nuk ka zyrë apo tenderim që mos të shoqërohet me korrupsion dhe favorizime haptazi ndaj disa kompanive. Punonjës dhe drejtorê “bëjnë kërdinë” me vjedhje të parave të taksapaguesve shqiptarë, pa iu prishur terezia, madje edhe premiohen. Por, edhe në këtë rast qeveria nuk ka faj, por e ka sistemi. Kush sistem? Ai që bën konkurse? Ai që emëron? A nuk i kontrollon qeveria këto? Pra, edhe këtu fajin nuk e ka qeveria, por sistemi. Dhe, ju drejtorë e ministra pasuroheni, sepse keni nënën parti dhe sistemin.

Qumështi që derdhet lum

Nuk tha një fjalë apo edhe disa rreshta për ata fermerê që prodhimet e qumështit i derdhën rrugëve sepse ska treg dhe iu hoq subvencionimi. Madje, më shumë i erdhi keq për “kërpudhën” se sa për qumêshtin e derdhur. Po kêtu kush e ka fajin? E kanë fajin lopët që prodhojnë qumësht? Pra, edhe këtu qeveria nuk ka faj.

MEDIA LINE NEWS| medialine.al