OPINION: Në kërkim të një gjermani

0
OPINION: Në kërkim të një gjermani

Situata e nderë politiko-ekonomike, se pasojat duken qartazi, po sjell në vëmendje një analogji sa absurde por edhe sarkastike.

Dikur, në vitet `44, ne luftonim si shqiptarë, edhe pse të ndarë, partizanë e ballistë, kundra gjermanëve. Sikurse, kemi një dekadë që “zien” politiko-historia jonë, se kur ka ikur gjermani (ushtari gjerman) i fundit. Aq ndasi e madhe është krijuar  sa kemi dy data festuese, sa shqiptarët po ti pyetesh,  99% ngatërrohen.

Sot, kur Shqipëria aspiron të anëtarësohet në BE, në të cilën “lokomotiva ekonomiko-politike” është gjermania, ne jemi zyrtarisht në “luftë politike” për të gjetur një gjerman.

Foli gjermani, për mirë apo për keq. Ne, shqiptarëve,  po na flasin dy gjermanë, një për keq ndaj qeverisjes shqiptare dhe një tjetër “si për mirë për qeverinë dhe për keq për opozitën”. Groteske, dikur luftonim ndaj tyre, sot luftojmë mes nesh, për ata. Kujt ti besojmë?

MEDIA LINE NEWS| medialine.al