OPINION: Kur të vjen turp nga Paburrnia e Ramës

0

Nga Moza Demiri

Duke lexuar përgjigjen e KM drejtuar Elez Biberaj, me erdhi turp nga paburrnia e një njeriu me gjini mashkullore i cili ka bllokuar të gjithë ata që komentojnë me kritika ndaj tij, pa fyerje dhe pa qenë partiak apo militantë te asnjë partie, por njerëz me mendime të ndryshme, idealist, të papërlyer me llumin, por dhe dashamires ndaj vendit te tyre te cilët, i ka fyer i ka masakruar dhe në fund i ka bllokuar, madje edhe shokë klase dhe rinie( keto prova nuk i mohonë dot si ato të korrupsionit që i fsheh lehtësisht duke patur gjithë shtetin në dorë ) dhe ndër kohë, lejonë një ushtri lëpirsash që i detyron të shajnë, të fyejnë barbarisht në “ shtëpinë e tij fb, tashmë e kthyer në një bordello, ku padroni KM i detyron me forcë të përdhosin një figurë të paprekshme ku zbardh fytyrën e gjithë shqiptarëve në amerike dhe ti zoti KM nuk ke shanse të krahasohesh me të, je shumë large dinjitetit dhe profesionalizmit dhe humanizmit te tij.

Lexoj të gjitha komentet fantazëm që masakrojne emrin e nderuar të tij me lloj,lloj vulgaritetesh, janë versulur dhe japin përshtypjen sikur po e shqyejn edhe fizikisht…..dhe këta janë kanibalet e KM që janë gati të hanë edhe mish njeriu për shefin e tyre të përkëdhelur.

O ditëzi, ke hequr të gjitha komentet që janë në një mëndje me analizën e Biberaj dhe ke lënë vetëm ato që të ngrejnë ty në qiell, që te ledhatojnë “mënçurinë” ashtu siç të pelqenë ty…. sepse në të kundërt zhduken nga faqja e dheut dhe hidhen në mes të rrugës( edhe për këtë ke prova të shumta) madje kemi edhe familjarë që kanë mbyllur fb-un që mos të përgjigjen detyrimit tuaj të komentojne dhe të bëjnë “like” të detyruar.

Fakti që ke vetëm 3000 vet “pelqime” ku si kryeministër duhet te kishe te paktën mbi 50 mije, duket qartë sa poshtë ke rënë…. dhe natyrisht, janë spiropalët e dorës së dytë që të shërbejnë por tashme dihet qe keto komente askend nuk intimidojnë sepse vijnë nga qenefët….por dil nga faqet e një populli qe ti nuk i kontrollone dot se cfarë flasin për djallëzit tashme te mërzitshme, nje pergjigje te kamufluar si UJKU i veshur me lekurën e qingjit. Të siguroj që nuk të ecën si me langot që perdorë ti atje, me mediat që të shërbejnë dhe me militantet që të fshijnë këpucët çdo mëngjes.

Një i PABURRË nuk ka shanse të udheheq një shtet e një popull për një jetë normale…. Të pret në besë në shtepi të vet, kjo ndodh vetëm tek shqiptarët e sëmurë që i bien për hise tashme në vazhdimësi këtij vendi që kurrë nuk pati zot, por vetëm UJQER