OPEC rrit prodhimin për të ndalur rritjen e çmimit të naftës

0

OPEC ka rritur prodhimin e naftës në tetor në nivelin më të lartë që nga viti 2016, ndërsa prodhimi më i lartë, i udhëhequr nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Libia, më shumë kompensoi një ndërprerje të dërgesave iraniane, për shkak të sanksioneve të SHBA-ve

Organizata 15-anëtarëshe e Vendeve Eksportuese të Naftës ka prodhuar 33.31 milionë fuçi në ditë këtë muaj, një sasi kjo më e larta për të gjithë vendet e OPEC-ut, që nga dhjetori i vitit 2016.

OPEC pranoi në qershor të pomponte më shumë naftë, pas presionit të presidentit amerikan Donald Trump për të frenuar çmimet në rritje dhe për të kompensuar një mungesë të pritshme të eksporteve iraniane.

Çmimi i naftës arriti një nivel të lartë katërvjeçar prej 86.74 dollarë për fuçi më 3 tetor, por që atëherë është zvogëluar në 76 dollarë, pasi shqetësimet lidhur me furnizimet në rënie, u veniten.

“Prodhuesit e naftës duket se po i kompensojnë me sukses ndërprerjet e furnizimit nga Irani dhe Venezuela”, tha Carsten Fritsch, analist në Commerzbank në Frankfurt.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here