Olta Gixhari: Në teatër të keqtrajtojnë dhe të trajtojnë si marionetë

0
Olta Gixhari: Në teatër të keqtrajtojnë dhe të trajtojnë si marionetë

Olta Gixhari kohët e fundit nuk po shfaqet më në skenat teatrale. Vetë aktorja ka zgjedhur të distancohet dhe të mos jetë më aq aktive sa më pare, duke e parë këtë si një revoltë personale ndaj artit në Shqipëri.

Si duket, Olta ka mbetur e pakënaqur ndaj kushteve, në të cilat aktorët shqiptarë punojnë, referuar ambjenteve të ArTurbina, sallat ku sot mbahen shfaqjet teatrale dhe që janë në kushte aspak të mira.

Gixhari ishte e ftuar këtë të shtunë në emisionin “Thumb” dhe ka rrëfyer se në fakt në teatër, aktori nuk trajtohet njësoj si trajtohet në sheshxhirim.

“Unë jam e angazhuar në film. Edhe buxheti i filmit është përgjysmuar tashmë nga taksat. E shijoj shumë momentin në sheshxhirim. Në teatër të keqtrajtojnë, të trajtojnë si marionetë dhe unë nuk e duroj dot këtë”,- është shprehur ndër të tjera Olta.