OBSH ngre alarmin: Po rikthehet sëmundja e fruthit në Shqipëri

0
OBSH ngre alarmin: Po rikthehet sëmundja e fruthit në Shqipëri
OBSH ngre alarmin: Po rikthehet sëmundja e fruthit në Shqipëri

Organizata Botërore e Shëndetit, ka dhënë alarmin se fruthi është kthyer në katër vende të Evropës që më parë kanë qenë të pastra nga sëmundja.

Sipas OBSH, sëmundja nuk konsiderohet më e çrrënjosur në Shqipëri, Republikën Çeke, Greqi dhe Britani.

Po ecim prapa, jemi në rrugën e gabuar”, tha Kate O’Brien nga Departamenti i Imunizimit i OBSH-së.
Fruthi është një sëmundje ngjitëse dhe potencialisht fatale që shkakton kollitje, skuqje dhe ethe. Sëmundja mund të parandalohet përmes dy dozave të vaksinës MMR, e cila në shumë vende është në dispozicion falas.

Afro 365,000 raste me fruth janë raportuar në të gjithë botën këtë vit, tha OBSH-ja, çfarë do të thotë gati tre herë më shumë sesa në gjysmën e parë të 2018-ës./REL