Oboobo nxehet Spiropali: Nuk bëjmë marrëveshje me Bashën

0
Elisa Spiropali, duke hyre ne seancen e pare te legjislatures se 9 parlamentare te Kuvendit te Shqiperise, i dale nga zgjedhjet e 25 qershorit 2017./r/n/r/nElisa Spiropali enters at the first session of the 9 parliamentary legislature of the Albanian Parliament, emerged from the June 25, 2017 elections.

Ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali, iu ka kthyer përgjigje sot, dy deputetëve të “Opozitës së Re”, Rudina Hajdari dhe Ralf Gjoni, për pyetjen e tyre “nëse ka një marrëveshje Rama-Basha”.

Spiropali tha se nuk ka marrëveshje me “bishtat”, dhe i ktheu përgjigje Bashës për akuzat e tij, se ajo është e përfshirë bashkë me Gjylametin tek përgjimet e Dosjes 184. Spiropali tha se nuk ka lidhje me krimin, dhe se e gjitha është retorikë boshe.

Të jeni të sigurt ju dhe aleatët tuaj që nuk kemi ndërmend që të bëjmë asnjë marrëveshje me Bashën, Kryemadhin dhe bishta të tjerë që i kanë dalë përpara Shqipërisë dhe duan ta rrëzojnë. Dje Basha më përmendi emrin mua, Gjylametin dhe pastaj shtoi retorikë po të pa mend edhe gratë e tjera se nuk di edhe të flasë, na vendosi edhe dosje në krah. Ky është kloun që gajas dyjanë. Tani do të merret edhe me gratë të gjitha me radhë. I them se ne kemi po aq lidhje me krimin sa ka ai me të qenit lider” tha ajo.