O Knuto po Shqipëria nuk është vetëm ke bulevardi

0
O Knuto po Shqipëria nuk është vetëm ke bulevardi

Delegacioni i europian doli sot në një konferencë për shtyp pas dy ditë qëndrimi në vend. Gjatë konferencës së delegacionit europian në Tiranë, Knut Fleckenstein tha se pas 30 vitesh nga rënia e regjimit, ka ardhur koha që politikanët shqiptarë t’i zgjidhin vetë problemet e tyre.

Nuk mund ta linim pa komentuar këtë deklaratë të delegacionit. E para do ta nisim me një shprehje që përdorim ne shqiptarët në zhargonin e përditshmërisë tonë, “Kur nuk bën gjë pse ha m*t kot”. Është banale dhe e rëndomtë ashtu sikurse politika e këtyre europianëve që pasi kalojnë nja dy ditë në Shqipëri, harxhojnë ca pare, marrin ca të tjera, dhe kanë pafytyrësinë të dalin para shqiptarëve e të flasin. Pasi e baltosën me ca deklarata në media, na dalka në këtë përfundim. Nuk mund të na bëni presion për hapje negociatash në BE, kur BE vetë e ka marrë rrugën e qoftë largut.

O Knuto, qofsh me jetë, po Shqipëria nuk është vetëm ke bulevardi. Shqipëria është edhe ajo e Astirit, që po shkelen të drejta të pronës, që ti se hape gojën. Është edhe ajo e Vlorës, ku po bëhen skandale me kreditë e buta, që ty sta zë goja. Është edhe ajo e studentëve që po lënë lesht nëpër auditore duke paguar provimet, që bëre sikur nuk e pe. Është edhe ajo e minatorëve që vdesin çdo ditë, që ske nga ta dish se rri në bulevard. Është edhe ajo që të rinjt po ikin, po ska nga ta dish se lexon INSTA-in shqiptar.

E o Knuto, ka halle këtu. Kështu që mate mirë fjalën para se ta nxjerrësh nga goja, pasi mund të të vijë era “peshk” që ke ngrënë. Dhe, kur qelbet peshku, ashtu si ajo historia e një homologu yt përtej oqeanit.

Boll na nëpërkëmbët si shqiptarë. Boll u tallët me ne. Ikni dhe rregulloni Bashkimin Europian se e keni qelb fare, ashtu siç qelbet peshku, e pastaj ejani e na jepni mend se  si është situata politike e ekonomike në vend.

MEDIA LINE NEWS| medialine.al