Njihuni me vendin ku 50% e burrave kanë probleme në shtrat

0

Në Ditën Ndërkombëtare të Mirëqenies Seksuale, një iniciativë e re dhe interesante është promovuar nga Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH), së cilës i janë bashkuar 35 vende në botë.

Këtë vit kemi një lajm të keq: një vend shumë pranë Shqipërisë bazuar në anketat dhe studimet që janë bërë së fundmi pranon së burrat aty kanë probleme serioze në shtrat, domethënë gjërat nën çarçafë nuk shkojnë aq mirë sa duhet. Një në dy persona pranon se ka pasur probelme seksuale të paktën një herë në jetën e tij. A është seksi i mbivlerësuar? Në të vërtetë, nuk është në top listën e gjërave për të bërë me çdo kusht…

Bëhet fjalë për Italinë, vendin ku burrat kanë probleme në shtrat dhe e kanë vështirë për ta pranuar. Ky po bëhet një fenomen i papritur që siç përcaktohet nga hulumtimi i fundit, kjo nuk shqetëson vetëm burrat e një moshe të caktuar, që janë nën presionin e punës, lodhjes, jetës, por edhe të rinjtë. Shkurt, statistikat tregojnë një përkeqësim të rrezikshëm dhe shumë të shpejtë: në vitin 2015-të një në gjashtë persona kishte një problem të ngjashëm, për një total prej tre milion burrash italianë të prekur, nga të cilët dy milionë prej tyre e injorojnë situatën dhe nuk kërkojnë zgjidhje.

50% e meshkujve kanë deformim

Hulumtimi zbulon se problemet e ereksionit ndikojnë në një pjesë të konsiderueshme të italianëve. Madje, 51% e të intervistuarve pranuan se ata ishin përballur me një fatkeqësi seksuale të paktën një herë në jetën e tyre, ndërsa 13% zbuluan se ky ishte një problem i ndërprerë apo edhe kronik. Përqindja e të rinjve (35-44 vjeç) të prekur përbën rreth 17% e të anketuarve. Këto shifra shpjegojnë përdorimin e përhapur (të hershëm) të ilaçeve për të siguruar një performancë më të mirë.

Si të vazhdoni të jetoni një jetë seksuale më të lumtur dhe më të kënaqshme?

“Para së gjithash, ne duhet të kuptojmë se si ta dallojmë një përvojë mediokre ose problematike”, thotë Emmanuele Jannini mjek androlog dhe profesor i endokrinologjisë dhe seksologjisë mjekësore në Universitetin Tor Vergata të Romës. “Kur përmbushja seksuale nuk ndodh, kjo vjen sepse njeriu vuan nga disa mosfunksionime që shkaktojnë vështirësi në manifestimin e entuziazmit seksual të dikujt. Jehona që reflektohet, në këtë rast, është gjithçka negative. Eksperti gjithashtu zbuloi për “La Repubblica” katër këshilla për të marrë kënaqësinë maksimale që janë rregullat dhe që kanë të bëjnë me stilin e jetës tonë:

Mos pi duhan

Mos ha shumë

Mos pi shumë alkool

Kryej gjithmonë aktivitet fizik