Njihuni me 16-vjeçaren nga Peja që po ngjit majën e Everestin

0
Njihuni me 16-vjeçaren nga Peja që po ngjit majën e Everestin

Duket se sportet ekstreme nuk janë etëm të kërkuara nga të rinjtë, pot tani më dhe prej adoleshentëve.

Flasim këtu për 16-vjeçaren nga Peja, alpinistja më e vogël shqiptare që ka marrë këtë ekspeditë jo aq të thjeshtë.

Ajo quhet  Mrika Nikqi dhe babai i saj avokati i njohur Arianit Nikqi po vijojnë përgatitje në Nepal me synim për të ngjitur malin më të lartë në botë, Malin Everest.

Anëtaret e SHBA Gjeravica, Mrika dhe Arianit Nikçi, të cilet gjenden në Himalaja, me qëllim të ngjitjes në majën më të lartë në bote Everest.

Sipas informacioneve ata kanë kaluar me sukses rotacionin e parë nga kampi bazë deri në kampin 2 të Everestit, si pjesë e procedurës së aklimatizimit.

Sipas vlerësimeve 16-vjeçarja dhe babai i saj janë në gjendje shumë të mirë psiko-fizike!

Ne fund të ngjitjes Mrika do të bëhet femra më e re në botë që ka kaluar sfidën e Seven Summits.