Një mesazh për ministren Kumbaro “Get the fuck off”

0

Një mesazh për ministren Kumbaro “Get the fuck off”

Ne shqiptarët kemi disa shprehje të bukura popullore. E një ndër to po gjej rastin ta përdor “plumbi del me plumb”.

Dhe për ta banalizuar ne po ja kthejmë atë “fuck-un” e ministres po me muhabet “fuck-u”. Ne shqiptarët, pa dashur të bëhemi moralistë, jemi të prirur shumë herë të mos përdorim gjuhën tonë. Arsyet që na shtyjnë janë për të qenë “cool”. Ndoshta edhe ministrja jonë e kulturës (më duket) këtë ka pas dashur me përçuar me atë shprehjen e bukur. Ajo shprehje që ne shqiptarët e paskërkemi “keqkuptuar”. Po, mirë o Lady Kumbaro e kemi keqkuptuar ne, se qysh sa ka ardhur rilindja në pushtet ne jemi “trashur” shumë si popull.

Po jemi trashur. Sepse ne nuk e kuptojmë mënyrën e të bërit shtet nga Rama. As mënyrên e të menaxhuarit të ekonomisë nga Ben Ahmetaj. As ato “PPP”-të e mallkuar vetëm ne nuk i kuptojmë. Që mos e zgjatim shumë, ne sipas ministres se paskërkemi kuptuar mesazhin e saj. Sepse sipas Lady Kumbaro ajo paska pasur një nëntekst për të rritur ndjeshërinë e të rinjëve drejt librave. Thua? Please give me a break! Vetëm moral librash a kulture kjo qeveri nuk duhet të na mundohet të na japë.

Sepse këta “shembin” teatro për kulla

O ministre. O lady Kumbaro. Po pse e ngrite atë dreq kartoni “Pro” shembjes teatrit. Pse nuk abstenove si Majko? Sepse do i bësh nder një kullaxhiu që të ngrejë kulla dhe të bëjë dhe një teatër të ri. Sepse ti ske “ass” për ti dalë kundra atij Lartëgjatësisë. Sepse ti ske “ass” të jesh ministre, pale edhe e kulturës. Po mirë këtë teatrin po e lëmë. Po qytete të tjera që s’kanë një teatër të hajrit? Po që buxhetet për kulturën janë më të vogla se buxhetet për bojallisje të zyrave? Prandaj të themi “Get the fuck off” o Lady Kumbaro. Rregullo shumë gjëra para e pastaj dil e jep morale e na cicëro në rrjete.

Sepse sot kemi biblioteka pa libra

Po mirë o Lady Kumbaro sa libra janë shtuar në biblioteka? Hë sa? Jo vetëm që nuk janë shtuar, por edhe ato që kemi i keni “përmbytur” se nuk ju plas fare për kulturë e dije. Po pra dil e na thuaj sa? Se ju o Lady Kumbaro një nga ato universitete jopublike që kishte me qindra mijra vëllime e mbyllët se me demek nuk kishte standarte. O ju marrtë mend e mira. Shënoje edhe një “Get the fuck off”

Sepse në vend që të motivosh fillo e thuaji as Nikollës të kontrollojë tekstet paçavure.

E o lady Kumbaro i ke lexuar ato “mrekullira” që shkruhen në tekste shkollore. Mrekullira siç shkruan ti dhe nga ato qê nxjerr nga goja ai Lartëgjatësia. Epo lexoji ndonjëherë “proçkat” që kanë qendisur. E të mendosh që fëmijët edukohen me ato “proçka” . Nuk po zgjatemi shumë tek Nikolla se do humbasim fillin dhe do risjellim në vëmendje shumë gjëra. Do sjellim atë “paçavuren” e reformës në arsim e gjenialitetet e asaj ministres. Asaj pra koleges tënde që është ministre arsimi dhe goca i shkollohet në Francë. Se këtu arsimi është vajmedet. Kështu që shënoje dhe një “Get the fuck off” tjetêr.

Pra, ministrja jonë Kumbaro. Që ti japim dum këtij muhabeti. Ti duhet me qenë e fundit për “moralizma”. Sepse je pjesë e një qeverie amorale dhe të paskrupullt. Por, nuk do vonojë dita që ky popull do t’ju thojë “Get the fuck off”.

MEDIA LINE NEWS| medialine.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here