Një aksident i rëndë i merr jetën një punëtori shqiptar në Itali

0
Një aksident i rëndë i merr jetën një punëtori shqiptar në Itali

Një aksident i rëndë i merr jetën një punëtori shqiptar në Itali. Mediat fqinje bëjnë me dije se dy punëtorë humbën jetën në një aksident përgjatë autostradës A4 në drejtim të Triestes, në shtrirje mes Villesse dhe Redipuglia.

Viktimat ishin duke shkuar për në punë, pak pas orës 7 të këtij mëngjesi, kur janë aksidentuar.

Shqiptari Arjan Disha 28-vjeçar dhe 34-vjeçari maroken Jamal Amaadour, të dy banorë në provincën e Trevisos, ishin duke udhëtuar me një “Fiat Bravo” drejtuar nga Disha kur makina ka shkaqe ende të panjohura, është përplasur me një automjet në parking.

Ndërkohë mediat e huaja shkruajnë se nuk përjashtohet mundësia që shoferin ta ketë zënë gjumi, ç’ka ka shkaktuar aksidentin e rendë.

Përplasja ishte mjaft e fortë dhe të rinjtë kanë humbur jetën në vend.