Një 16- vjeçare vetëvritet pasi publikoi një sondazh në rrjetet sociale

0
Një 16- vjeçare vetëvritet pasi publikoi një sondazh në rrjetet sociale

Një vajzë 16 vjeçare raportohet se është vetëvrarë në Malajzi, pasi ka postuar një sondazh në llogarinë e Instagram-it, duke i kërkuar ndjekësve nëse ajo duhet të vdesë ose jo, dhe 69% e të përgjigjurve votuan se duhet të vdesë.

Pas kësaj përgjigje 16- vjeçarja ka ndërmarrë aktin e rëndë. Edhe policia pas hetimeve nxorri si shkak rezultatin e sondazhit të publikuar në rrjetin e Instagram, për vdekjen e saj.

Vdekja e adoleshentes nxiti një avokat që të sugjeronte se ata që votuan për të që të vdisnin mund të ishin fajtorë për nxitjen e vetëvrasjes.

MEDIA LINE NEWS| medialine.al