Nja dy llafe për atë “shushkën” që e ka emrin Mogherini

0
Nja dy llafe për atë

U bë e udhës që prej shumë kohësh, duke shfrytëzuar besimin e shqiptarëve tek politikanët e huaj, që na dalin e na flasin për të mirën tonë.

Kanë nja dy muaj që sorollaten andej këndej si ata langojt mbrapa një dyqani mishi, që presin ti hedhin ndonjë copë bisht. Edhe Mogherini bashkë me të tjerë, po e shfrytëzojnë këtë krizë politike për të marrë përfitime personale dhe vetjake. E më pas me të gjitha salltanetet të dalin e të flasin në emër të BE-së dhe t`i bëjnë qoka qeverisjes.

Ka ardhur momenti, që këtyre iu duhet bllokuar rruga që në dalje të aeroportit që të mos hyjnë fare këtu. Se falë këtyre, kjo qeverisje po fryhet si “koposh”. Por, ai e di ajo shushka e Mogherinit se një kilometër rrugë këtu tek ne tenderohet 20 milionë euro? A e di ajo shushka e Mogherinit se zyra e atij koposhit ka kushtuar 1.5 milionë euro dhe me mijëra nxënës mësojnë çdo ditë me frikën se do iu bjerë çatia mbi kokë? A e di ajo shushka e Mogherinit se qeveria t`a heq përkrahjen ekonomike se ke lavatriçe dhe televizor, madje edhe biçikleta u duket luks? Epo nëse si di, nuk do ti dish, nuk të interesojnë ti dish, kthe këmbët andej nga ke ardhur se po na merrni në qafë

Prandaj, e nderuar Mogherini, sepse zonjë nuk e meriton të të drejtohemi, i di këto gjëra që na del e bën qoka për “koposhin” piktor. A e di që këtu shembet shtëpia serbes dhe të merret prona lehtësisht, kur ke nja 20 vite që punon dhe rropatesh për të. Të dhunojnë. Të arrestojnë. Të vjedhin dhe askush nuk do t`ja dijë. Të dënojnë. Ta mbyllin biznesit. Të falimentojnë, e ça nuk të bëjnë pa iu hyrë gjemb në këmbë.  Epo nëse si di, nuk do ti dish, nuk të interesojnë ti dish kthe këmbët andej nga ke ardhur se po na merrni në qafë.

MEDIA LINE NEWS| medialine.al