Nicole Scherzinger është kthyer në “pre” e meshkujve beqarë

0

Ish-futbollisti Jamie Redknapp ka tentuar të ngacmojë Nicole Scherzinger, por pa sukses. Këngëtarja 40-vjeçare ka refuzuar të gjitha ofertat e tij për të dalë me të, ndonëse është beqare. Ish-ylli anglez i kërkoi për të dalë nëpërmjet miqve të përbashkët sapo zbuloi se është ndarë nga Grigor Dimitrov.

Një i afërt i 45-vjeçarit Redknapp, tha: “Jamie e ka pëlqyer gjithmonë Nicolën, por nuk është përpjekur asnjëherë t’i flasë kur ishte në lidhje me Grigor. Pas ndarjes, ai e shfaqi interesin për t’u takuar me të, por Nicole nuk ishte gati. Ajo sapo është ndarë nga Grigor Dimitrov dhe meriton një mashkull të mahnitshëm, por është fokusuar tek vetja dhe karriera. Ata do të bënin një çift të bukur, por kush e di çfarë do ndodhë në të ardhmen“.

Këngëtarja Nicole Scherzinger nisi lidhjen me 25-vjeçarin bullgar në vitin 2015, por lidhja e tyre kishte shumë zënka prandaj i erdhi fundit