Ngjarje e rëndë: Vdes fëmija dy vjeçar i harruar nga i ati në makinë

0
Ngjarje e rëndë: Vdes fëmija dy vjeçar i harruar nga i ati në makinë

Një djalë dy vjeçar vdiq këtë mëngjes në Catania pasi kishte mbi 5 orë në makinën e babait të tij. Ky i fundit kishte harruar ta linte në kopësht.

I ati 43-vjeçari, punonjës administrativ në Universitetin e Katanias kujtohet për djalin vetëm pasi bashkëshortja e telefonon për të marrë vogëlushin nga kopështi, por që nuk kishte shkuar.

Nxitimi i të atit rezultoi i kotë pasi fëmija ishte asfiksuar gjatë qëndrimit në makinë për plot pesë orë. Hetimi për ngjarjen bëhet i vështirë sepse sipas prokurorëve i ati i fëmijës qan vazhdimisht dhe nuk mund të shpjegojë atë që ka ndodhur.

Prokuroria e KataniaS ka ngritur menjëherë akuzën për vrasje. Sipas ekspertizës vdekja e vogëlushit 2-vjeçar ka ardhur si pasojë e nxehtësisë së madhe, temperaturat shënonin 35 gradë.

MEDIA LINE NEWS