Ngjarje e rëndē në Itali: Njē 18-vjecar shqiptar vritet nga bashkēatdhetari i tij

0

Një krim i rëndë ka ndodhur në Itali, ku viktimë ka mbetur një 18 vjeçar shqiptar i ciliu qëllua me thikë në zemër. Sipas mediave vendase mësohet se i riu 18-vjeçar që ishte me origjinë nga Shqipëria ndërroi jetë në spital, pasi u godit me thikë nga një 17-vjeçar pas një grinde në park.

Pas kësaj ngjarje në pranga ka rënë autori i ngjajres së rëndë, që është shqiptar. “La Republica” shkruan se në përpjekje për t’u mbrojtur, viktima e qëlloi autorin atë me një shishe, duke i shkaktuar plagë të lehta.

Forcat e Policisë kanë bërë hetimet dhe shprehen se mosmarrëveshja mes dy djemve kishte vazhduar për disa ditë, u finalizua sot në një tragjedi.

17-vjeçari i akuzuar si autor kishte shkruar në park i armatosur me thikë duke sulmuar bashkatdhetarin dhe pse aty kishte njerëz të tjerë dhe vëllain binjak të viktimës.