Ngjarje e rëndë: Ndërroj jetë 43-vjeçarja e plagosur nga shpërthimi i bombulës

0
Ngjarje e rëndë: Ndërroj jetë 43-vjeçarja e plagosur nga shpërthimi i bombulës

Ka ndërruar jetë pas 13 ditësh një grua 43-vjeçare nga Vlora, e cila mbeti e plagosur pas shpërthimit të bombolës së gazit.

Ngjarja ndodhi më 17 korrik në Selenicë, ku Mimoza Selimi u plagosur rëndë duke u dërguar me urgjencë për në Tiranë. Megjithë përpjekjet e mjekëve në kryeqytet, nëna e tre fëmijëve nuk ka mundur dot të mbijetojë.

Nga shpërthimi i bombolës ka marrë plagë edhe bashkëshorti i saj Rexhep Selimi.

Ngjarja e ndodhur përpara 13 ditësh:

Më datë 17.07.2019, në orën 05:53, në Selenicë të Vlorës ka marrë flakë një banesë si pasojë e shpërthimit të një bombule gazi.

Nga shpërthimi kanë mbetur të dëmtuar pronarët e banesës, 49 vjeçari R.S dhe bashkëshortja e tij 42 vjeçare M.S.

Kjo e fundit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe do të niset drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Nuk ka persona të tjerë të dëmtuar dhe gjithashtu banesa nuk përbën rrezik nga zjarri për banesat e tjera.

Grupi hetimorë po vijon veprimet e mëtejshme proçeduriale