Ngjarje e rëndë: Makina përplas këmbësoren dhe largohet nga vendngjarja

0
lajmi, lajmi i fundit, breakingnews, medialine.al

Policia bën me dije se aksidenti ka ndodhur sot në vendin e quajtur “Patos fshat”.

“Një mjet tip “Audi” ka përplasur këmbësoren A.M, 47 vjeçe, banuese në Cakran dhe është larguar nga vendngjarja”- njofton policia, duke shtuar se gruaja është në gjende të rëndë për jetën, në spital.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 12:30, në vendin e quajtur “Patos fshat”, një mjet tip “Audi” ka përplasur këmbësoren A.M, 47 vjeçe, banuese në Cakran dhe është larguar nga vendngjarja.

47-vjeçarja ndodhet në Spitalin Rajonal Fier në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.