Nga nesër rikthehet vala e të nxehtit me temperatura të larta

0
Bëhuni gati për një fundjavë me temperatura përvëluese

Duke nisur nga dita e nesërme, një valë tjetër i nxehti pritet të përfshijë Europën, duke u përqendruar kryesisht në pjesën qendrore deri në Skandinavi.

Nga kjo rritje temperaturash do të preket edhe Shqipëria, në harkun kohor të një jave.

Meteorologia Lajda Porja, theksoi se temperaturat nesër pritet të arrijnë në vlerën maksimale 37 gradë, ndërsa e mërkura do të jetë dita më e nxehtë për mbarë vendin.

“Kjo vale do të zgjasë 5-6 ditë. Shqipëria do të mbetet serish në periferi të kësaj vale. Që ditën e diel pritet ndryshim drastik i temperaturave. Nesër do të kemi vlerë maksimale 37 gradë. Ndërkohë që dita më e nxehte për Shqipërinë do të jetë dita e mërkurë, me temperaturë 39 grade, ndërsa ndonjë zonë e veçantë edhe 40 gradë. Më pas do të kemi rikthim të vlerave normale 32-33 gradë.”- ka njoftuar meteorologia.